LAJM I FUNDIT/Fillojnë kontrollet në dyqane, sekuestrohen lëndë plasëse në Tiranë

LAJM I FUNDIT/Fillojnë kontrollet në dyqane, sekuestrohen lëndë plasëse në Tiranë

64
0
Shares

Policia e Tiranës ka filluar me kontrollet në dyqane dhe tregje që tregëtojnë apo shesin lëndë plasëse dhe piroteknike.

Së fundmi janë konstatuar dy subjekte (dyqane) që mbanin dhe tregëtonin lëndë piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

Sekuestrohen produkte piroteknike.

”Gjatë kontrolleve janë konstatuar në shkelje dy subjekte (dyqane) dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkeljen e konstatuar në ngarkim të pronarëve të këtyre subjekteve, shtetasve:

– Xh. Rr., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Në dyqanin e tij në rrugën “Hamdi Pepo” ky shtetas mbante dhe tregëtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

– D. K., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në dyqanin e tij në rrugën “Çamëria” ky shtetas mbante dhe tregëtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale produkte piroteknike.

Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë” thuhet në njoftimin e policisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY