DETAJE/Plagosi me armë të riun dhe grabiti makinën, kapet 29-vjeçari nga Prrenjasi

DETAJE/Plagosi me armë të riun dhe grabiti makinën, kapet 29-vjeçari nga Prrenjasi

72
0
Shares

Policia ka arrestuar  një 29-vjeçar nga Prrenjasi, i cili plagosi me armë një të ri dhe më pas  grabiti me forcë makinën në tentativë pë t’u larguar nga  vendi i krimit.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së sotme në  një lokal  në fshatin Kakavec,  Prrenjas, ku shtetasi Afrim Radiçi, 29 vjeç, pas një konflikti të çastit  për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Xh.P., 23 vjeç, banues në Kakavec .

Pas arrestimit të tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimi si dhe makinën e vjedhur. Raportohet se  i plagosuri fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën falë ndërhyrjes në kohë të bluzave të bardha.

Njoftimi i policisë

Falë reagimit të shpejtë e profesional të Policisë, kapet në kohë reale autori i plagosjes me armë të 22 vjeçarit.Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit Pistoletë tip “Zantava” me 3 fishekë, si dhe automjeti i vjedhur.

Më datë 28.11.2018, rreth orës 01:30,  në  një lokal  në fshatin Kakavec,  Prrenjas,  shtetasi Afrim Radiçi, 29 vjeç, pas një konflikti të çastit  për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Xh.P., 23 vjeç, banues në Kakavec,  i cili është transportuar në Spitalin e Librazhdit dhe është  jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi Afrim Radiçi  në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes   ka dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës ka  ndaluar  mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit A.B., të cilin e ka marrë dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Falë reagimit  të shpjetë  të Policisë Librazhd  dhe mirorganizimit  të punës u bë  e mundur që rreth 60 kilometra  nga vendi i ngjarjes , në fshatin Dorez , të kapej shtetasi Afrim Radiçi,  autori i dyshuar i dy ngjarjeve, plagosjes me armë të 22 vjeçarit si dhe të rrëmbimit të automjetit nën kërcënimin e armës.

Në cilësinë e provës materiale është sekuesrtruar arma e krimit si dhe automjeti tip “Golf”.Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të kësaj ngjarje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY