DETAJE/Elvana Gjata i dërgon letër Prokurorisë, ja arsyeja pse nuk është paraqitur...

DETAJE/Elvana Gjata i dërgon letër Prokurorisë, ja arsyeja pse nuk është paraqitur të dëshmojë

128
0
Shares

Afati 30 ditor për të tu paraqitur dhe dhënë dëshminë e saj, përfundoi dhe kjo ka bërë që Elvana Gjata të reagojë.

Ditën e djeshme, Prokuroria dha urdhër ndalimi për këngëtaren, e cila dyshohej se ishte molla e sherrit për ngjarjen e 4 tetorit në Bllok, në kryeqytet.

Elvana Gjata ka statusin e dëshmitares dhe ndaj saj nuk ka masë sigurie.

Burime pranë Report Tv bëjnë me dije se Elvana Gjata tre javë më parë i ka dërguar me postë Prokurorise një njoftim ku i tregon arsyen se përse nuk është paraqitur të dëshmojë.

Ndodhem jashte vendit për arsye shendetesore, jam njohur nga media se kerkoni deshmine time. Sapo te jem në Shqiperi do të paraqitem per te dhene deklarimet e mia”.

Më herët, u njoftua se u shpall në kërkim dhe biznesmeni Eldi Dizdari i cili thuhet se ka patur konflikte me Ervin Matën, të dashurin e Elvana  Gjatës, për një sasi të konsiderueshme kokaine.

Sipas Prokurorisë, nga shërbimet partnere rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe në mes për sqarim ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj i cili është edhe një nga dy të plagosurit në lokalin Monopol ku ndodhi ngjarja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY