FOTO/Gjendet i vrarë shpendi i rrallë dhe autokton në vendin tonë

FOTO/Gjendet i vrarë shpendi i rrallë dhe autokton në vendin tonë

183
0
Shares

Gjuetia e paligjshme nuk ka kursyer as një shpend të rrallë në vendin tonë. Edhe pse gjuetia vazhdon të prodhojë efekte shkatërruese për florën dhe faunën në vendin tonë, dhe pavarësisht ndalimit, raste të tilla nuk kanë të ndaluar.

Rasti më i fundit i dhimbshëm është vrasja e një Pelikani Kaçurrel, shpend i rrallë dhe autokton në vendin tonë, në Lagunën e Nartës, në Vlorë, i cili është gjetur ditën e sotme nga peshkatarët.

Report Tv ka siguruar edhe pamje nga masakra e radhës e gjuetarëve të papërgjegjshëm të cilët në rastin konkret janë shndërruar në vrasës, duke mos kursyer edhe një prej shpendëve kryesorë të Lagunës i cili konsiderohet gjithashtu edhe si një nga më të rrallët në të gjithë mesdheun që preferon të rritet dhe të banojë në Lagunën e Karavastasë në Divjakë dhe atë të Nartës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY