Festat e Nëntorit, kuvendi hap dyert për qytetarët

Edhe këtë vit, me rastin e 28 dhe 29 nëntorit Kuvendi i Shqipërisë do të hapë dyert për qytetarët.

Salla e Seancave plenare, më datë 28 nëntor 2017, në orarin 10:00 – 15:00 dhe më datë 29 nëntor 2017, në orarin 17:00-19:00, do të qëndrojë e hapur në pritje të vizitorëve vendas dhe të huaj.

“Këtë vit Kuvendi i Shqipërisë organizon për herë të parë edhe një veprimtari sensibilizuese për qytetarët, me tematikë mbrojtjen e mjedisit. Për vizitorët e Dyerve të Hapura do të shpërndahen falas  çanta, t-shirt-e dhe stilolapsa me thirrje ndërgjegjësuese”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Përgjatë dy ditëve, dyert e sallës së seancës plenare do të jenë të hapura për qytetarët, të cilët mund të vizitojnë nga afër ambientet ku zhvillohen punimet e Kuvendit në seancë plenare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje