DETAJE/Të shtënat me armë në Tiranë, identifikohet personi i plagosur

DETAJE/Të shtënat me armë në Tiranë, identifikohet personi i plagosur

176
0
Shares

Pak minuta para mesnatës, disa të shtëna me armë u dëgjuan në kryeqytet. Dyshohej për një atentat.

Detaje të reja dalin sot në dritë nga kjo ngjarje. BW shkruan se shënjestra e atentatit  është identifikuar si 55-vjeçari Urim Vata.

Ngjarja ka ndodhur në rrugë në zonën e Paskuqan, ku si pasojë ka mbetur i plagosur Vata.

Bëhet me dije se 55-vjeçarin e kanë kapur plumbat në këmbë dhe më pas është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Atentatori e ka goditur me pistoletë.

Përsa i përket atentatorit, bëhet me dije vetëm që ai ka qenë në motor dhe duke lëvizur ka qëlluar disa herë në drejtim të Vatës.

Policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY