VIDEO/”Kam lënë alkoolin, jam me ankth”,…18 gjërat që nuk i dinit për...

VIDEO/”Kam lënë alkoolin, jam me ankth”,…18 gjërat që nuk i dinit për trashëgimtaren e Top Channel

264
0
Shares

Lori Hoxha e ka marrë seriozisht punën me videot. Së fundmi, trashëgimtarja e Top-Channel, ka publikuar një video shumë interesante në kanalin e saj në Youtube.

Hoxha e ka titulluar ’18 fakte të tjera që nuk i dinit për mua’. Edhe pse Lori flet në Anglisht, gjithçka serviret bukur dhe mbi të gjitha njihemi me shumë gjëra që Lori nuk i kishte rrëfyer për ne.

Ajo thotë se po e bën të gjithë këtë për t’i ndihmuar njerëzit ta njohin më mirë jo vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale, pasi ajo është si gjithë të tjerët dhe në fakt kërkon gjithmonë të inspirojë të tjerët për të qënë vetja e tyre.

Disa nga ato që Lori tregoi për veten janë: Ka hequr dorë nga alkoli, ka 4 muaj që nuk pi asgjë për shkak të ankthit. Lori vuan  nga ankthi. Gjithashtu ajo nuk sheh asnjëherë filma horrorë për shkak se tipat me ankth si ajo, nuk rekomandohet të shohin të tilla skena.

Lori ka qënë një studente shumë e mirë. Ajo tregoi se nuk i pëlqejnë festat e çmendura, por të rrijë brenda duke parë seriale. Problemi i saj më i madh është që ajo nuk di të thotë jo për asgjë, dhe këtë gjë do të donte ta ndryshonte tek vetja.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

(K.Balliu/Droni.al)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY