Zaev akuza Shqipërisë: “Ndihmuan Gruevskin të arratiset…”

Zaev akuza Shqipërisë: “Ndihmuan Gruevskin të arratiset…”

101
0
Shares

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka hedhur poshtë akuzat për një marrëveshje politike për arratisjen e ish-paraardhësit të tij Nikola Gruevski.

Madje ai ka akuzuar shtetet fqinje se kanë lejuar që ish-kryeministri maqedonas të largohej duke iu shmangur dy viteve burg.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas një vizitë pune në qytetin juglindor të Strumicës, kreu i qeverisë tha se biseda e fundit me të akuzuarin ka qenë në prill të vitit të kaluar kur vendi kishte një parlament të bllokuar.

Zaev: Besoj se shumë shpejt opinionit do ti bëhen të ditura detajet çfarë ka ndodhuur në Republikën e Maqedonisë, sepse e dimë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri,Mal të Zi, Serbi dhe Hungari. Por pyes si katër vende mike dhe tre vende anëtare të NATO-s, duke demonstruar në thonjëza, sundim të së drejtës.

Akuzat për një marrëveshje mes dy figurave të larta të Maqedonisë vinë pasi ish-kryetari i VMRO-DPMNE u arratis në Hungari dy javë më parë.

Ikja e tij u realizua përpara se institucionet vendase të lëshonin fletë-arrestin ndërkombëtar, ndërsa kërkesa për ekstradimin e Gruevskit u bë vetëm këtë javë pasi ish-kryeministri njoftoi se procedurat e pranimit të azilit politik kishin hyrë në rrugë të mbarë.

Megjithëse autoritetet hungareze e kanë pohuar tashmë se ish-kryeministri Gruevski ka kontaktuar me zyrtarë të Ambasadës hungareze në Shqipëri gjatë arratisjes nga vendi, burimet e informuar rreth çështjes thonë se vetë Shërbimi Informativ i Hungarisë mund të ketë ofruar ndihmë teknike dhe logjistike për të lehtësuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY