Protesta tek “Astiri”, 17-vjeçari tregon dhunën nga policia: Më gjuajtën në nofull...

Protesta tek “Astiri”, 17-vjeçari tregon dhunën nga policia: Më gjuajtën në nofull dhe shpulla faqes

302
0
Shares

Paolo. A.,17 vjeç, është një prej banorëve të Astirit që sot u lirua nga gjykata pasi ishte ndaluar në polici për dhunën në protestë para Kuvendit.

Teksa doli sërish këtë pasdite në protestë, për mbrojtjen e banesës së tij, ai tregoi para mediave se është dhunuar fizikisht dhe psikoligjikisht nga uniformat blu.

Siç tregon ai, i mituri është mbajtur nën presion jo vetëm për të hequr dorë nga protesta, por i është kërkuar të identifikojë dhe banorë të tjerë protestues.

Paolo:  Ka pasur dhunë fizike dhe psikologjike nga policia. Më morën veç, nxirrnin telefonin dhe foto, më thoshin e njeh këtë, e njeh atë.Jo i thoja. Më gjuanin me shpulla nga qafa dhe faqja.Kam qenë rrugës duke ardhur për shtëpi kur më kanë kapur. Nuk kanë ushtruar dhunë gjatë shoqërimit, thjesht u komunikova që jam 17 vjeç. Tek Drejtoria e policisë pastaj ka qenë komplet gjë tjetër. 

Dhunë, futeshin 10 veta. Bënin sikur do më vrisnin. Një person ka qenë që më ka goditur para kamerave dhe kanë qenë dy persona që më kanë goditur tek zyrat e veta. Më kanë goditur në nofull në momentin para kamerave, dhe me shpulla në qafë dhe faqe tek zyrat. Ja thashë dhe avokatit. Një oficer dilte dhe u thoshte lëreni se na prish punë se është i vogël.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY