Shpallet në kërkim Shefqeti që të shëron përmes seksit

Shpallet në kërkim Shefqeti që të shëron përmes seksit

92
0
Shares

Shëruesi seksual i shfaqur në emisionin ‘Stop’ është shpallur në kërkim.

Mësohet se policia e Lezhës i ka referuar materialet Gjykatës së këtij qarku për veprat penale ngacmim seksual dhe mashtrim.

Kjo vjen  pas denoncimit nga emisioni “Stop” në Tv Klan.

55-vjeçari u denoncua nga “Stop” me pamje filmike, duke ngacmuar seksualisht burrat që shkonin për të zgjidhur hallet.

Shefqet S. pretendon se është “shërues” dhe zgjidhte hallet e njerëzve. Qytetarët shkonin te ai për të zgjidhur problemet, por ky i fundit çdo gjë e lidhte me seksin. Pavarësisht nga objekti i ankesave të tyre, synimi i tij është që meshkujt të jenë të shëndetshëm dhe potentë seksualisht.

Madje për këtë qëllim, nuk mungojnë as “ushtrimet demonstrative” me të gjithë ata që i drejtohen. Shefqeti prekte burrat nga pjesët intime, duke pretenduar se çdo problem ai e zgjidhte përmes forcës së tyre seksuale. Ndërsa grave ai u jepte këshilla në copa të vogla letrash me shkrime të pretenduara në gjuhën arabe, për të zgjidhur çdo hall.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY