Lë SHBA-në për Durrësin, kush është amerikani që vendosi të jetojë në...

Lë SHBA-në për Durrësin, kush është amerikani që vendosi të jetojë në qytetin bregdetar

131
0
Shares

Pasi siguroi një kontratë pune 3-vjeçare në Shqipëri, Bob la Shtetet e Bashkuara dhe u vendos familjarisht në Durrës, së bashku me gruan dhe dy fëmijët.

Edhe pse ka vetëm pak muaj në Shqipëri, ai ka nisur të mësojë e flasë shqip.

“Quhem Bob dhe jam nga Amerika, Ëisconsin, pranë Çikagos. Unë jam këtu që t’u mësoj nxënësve matematikë. Jam në Durrës prej 3 muajsh dhe më pëlqen të jetoj këtu”, prezantohet amerikani.

Ndërsa në Shqipëri ëndrra amerikane gjendet në sirtarët e të gjithë shqiptarëve, Bob ëndërronte Europën.

“Zgjodha Shqipërinë pasi është një mundësi e mirë për të zbuluar Europën. Shumë persona nga vendlindja ime nuk jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe ishte një shans i madh për të ardhur këtu me familjen, fëmijët e mi, për të provuar si është të jesh në Europë”, shprehet Bobi.

Ndonëse nuk ka shumë dijeni për tregun shqiptar të punës, ai thotë se pa hezitim do e rekomandonte Durrësin te bashkëkombësit e tij.

“Shqipëria ka mundësi shumë të mira dhe Durrësi është një qytet shumë i bukur dhe një mundësi e mirë për këdo që vjen këtu. E kam të vështirë të flas për tregun e punës këtu, por nëse dikush nga ShBA do e kishte një mundësi pune këtu, do t’i thoja: Mos e humb atë”, thotë amerikani.

Numri i shtetasve të huaj që punojnë në Shqipëri ka ardhur ne rritje nga viti në vit. Pjesë e tregut shqiptar të punës, në Durrës ata janë të punësuar kryesisht në sektorin e peshkimit, kulinarisë, tregtisë, konfeksioneve dhe shërbimeve të ndryshme, ku nevoja për persona të kualifikuar është e lartë./tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY