FOTO/ Surpriza të këqija! Nesër priten reshje, këto janë tre qytetet ku...

FOTO/ Surpriza të këqija! Nesër priten reshje, këto janë tre qytetet ku do të ketë shtrëngata të forta

457
0
Shares

Në territorin e Shqipërisë duke filluar nga kjo mbrëmje, pritet të ketë reshje shiu.

Igjeum parashikon që dita e nesërme të jetë më e ngarkuar me reshjet shiut, veçanërisht për 3 qarqe të Shqipërisë, Shkodrën, Vlorën e Gjirokastrën. Në këto zona reshjet do të jenë intensive. Pritet gjithashtu që të ketë shtrëngata të forta.

Për më tepër lexoni postimin e IGJEUM:

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.24) dhe nesër (e diel, dt.25) priten reshje në të gjithë vendin. Në qarqet Kukës, Lezhë, Durrës, priten rreshje mesatare dhe në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër priten rreshje intensive deri lokalisht shumë intensive të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 17 °C

në vendet e ulëta: 10 / 15 °C

në vendet malore: 6 / 10 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.24) era pritet të fryjë e lehtë ndërsa nesër (e diel, dt.25) era pritet të fryjë mesatare në pjesën jugore të vendit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY