Basha: Krimi po mbulon vendin, Rama sulmon ata që i rrezikojnë tepsinë

Basha: Krimi po mbulon vendin, Rama sulmon ata që i rrezikojnë tepsinë

53
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sonte duke akuzuar Ramën se e ka lëshuar vendin në dorë të krimit ndërsa ka vendosur gjithë shtetin tek unaza e madhe për të nxjerrë nga shtëpitë e tyre banorët,

Komenti i Bashës:

Kur i gjithë shteti dhe policia janë vërsulur të nxjerrin banorët nga shtëpitë e tyre për vjedhjen 40 milionë Euro të Edi Ramës te Unaza, qytetet e Shqipërisë qeverisen nga krimi. Përsëri atentat me tritol dhe përleshje me armë sonte në Vlorë, në vazhdën e atentateve dhe përplasjeve mafioze që kanë përpirë gjithë vendin në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan dhe kudo.
Ndërsa Edi Rama sulmon si i lajthitur të gjithë ata që mendon se po i rrezikojnë paratë dhe burgos edhe fëmijët dhe nënat që luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, krimi po vret Shqipërinë.
Sepse për Edi Ramën kriminelë janë ata që i kërcënojnë tepsinë. Shikojeni si pëllet i tmerruar se duan t’i marrin karriken, tepsinë, paratë e vjedhura. U merr shtëpitë njerëzve të dëshpëruar, por ulërin si i çmendur se duan t’i marrin karriken. Hajdut dhe i çmendur!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY