Artan Lame: “Nuk e kam idenë kush i ka vendosur kryqet te...

Artan Lame: “Nuk e kam idenë kush i ka vendosur kryqet te banesat e banorëve tek Astiri”

542
0
Shares

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News24 për objektet që skualifikohen nga projekt i Unazës së Re.

Pas 21 ditësh proteste të përshkallëzuar çdo ditë e më tepër dhe irritimit të banorëve, Lame tha se ata nuk janë njoftuar akoma, se procesi i mbylljes së procedurave është në mes. “Ka mbaruar projekti, është miratuar, janë vënë vijat në hartë mes ARRSH-së, ALUZINI-n, hipotekën, inspektoratin e territorit dhe Bashkisë së Tiranës, për të parë se cila nga shtëpitë skualifikohet.

E prish, nuk e prish, i merr një pjesë të objektit i lë një tjetër, është tjetër gjë. Pastaj fillon faza tjetër, e për secilën merret vendimi.  Informacioni që nuk kemi marrë dot nga terreni.

Do ketë një fazë për njoftimin e banorëve?

Natyrisht, ARRSH pret çdo ditë në zyrë banorë, që iu shpjegohet si është situata. Prandaj them që është një proces që s’ka mbaruar akoma. Nëse duam që projekti të avancojë, pemët janë të Bashkisë, ajo vendos nëse hiqen. Bashkia i ka mbjellë, Bashkia i heq. Kryqet nuk i kam vendosur unë, s’ja kam idenë. Por besoj se janë shënuar objektet që në një mënyrë a një tjetër i prek projekti.

A mund të jetë që objekete që kanë kryqe dhe nuk do prishen?

Po patjetër.

Sa objekte skualifikohen në planin për zgjerimin?

Qeveria nuk ka një letër dhe gërshërët e pret lekë. Ato lekë merren nga xhepi im dhe i yti. Ne biem dakord që po, meqenëse nuk duam fëmijë e gra në rrugë, po jua japim këto para për strehim. Aktualisht janë 207, prapë plus minus 3 se ka objekte të pabanuara. Nuk është bërë akoma skualifikimi. Jemi në fazën që rreshtohen objektet që preken. Paratë nuk jepen me skualifikimin. Dhe dëmshpërblimi nuk jepet me skualifikimin.

Këtu është pjesa e politikës, kur duam t’i politizojmë gjërat dhe ‘ti stresojmë njerëzit sidomos ata që kanë një hall është shumë e lehtë. Janë objekte që iu intereson projekti.

U bë mirë me Shqiponjën, si donte politika ta bënte mbikalimin duke e lënë shqiponjën aty. Mund të ma thuash ti si duhet të bëhet mbikalimi pa hequr shqiponjën? Sa e lehtë është të luash me ndjenjat e njerëzve.

Pas 3 viteve bonus çfarë ndodh?

Ai treshi nuk është gjetur me ‘abra-kadabra’, ka një logjikë të caktuar që vjen prapë nga e shkuara.

Deri në 2014-ën, edhe projektet e para fare të kësaj qeverie thoshin dil jashtë, e ke pa leje shtëpia do prishet. Gjithë projektet e bëra në këtë vend deri në vitin 2014 thuhej dil jashtë se shtëpia do prishet. Nga 2014 pikërisht për shkak të ndjeshmërisë së kësaj qeverie u mendua nuk mund të nxjerrim njerëz në rrugë dhe u mendua koncepti i bonusit të qirasë. Përveç kësaj dhe bashkia ka premtuar edhe qeveria ka premtuar përfshirjen qoftë në kreditë afatgjata për banim qoftë edhe strehimin social. Pra nga hedhja në rrugë në trajtimin me bonus qeverie.

Ju thoni janë 207 objekte, sa janë me hipotekë?

Këtu do bëhet një rrugë, kopsht apo  urë, do shpronësohen pronarët sipas pronës që kanë të regjistruar në hipotekë. Pra në rastin konkret çdo pronar që ka një pretendim për atë pronë duhet ta regjistrojë atë pronë. Nuk vihet tek ALUIZNI por merret një certifikatë pronësie në hipotekë dhe bëhet regjistrimi i pronave.

Objekte të regjistruara në hipotekë deri sot, janë plas me plus minus rreth 65 objekte të ligjshme, plus janë rreth 300 e ca parcela toke. Ajo ka qenë zonë përgjithësisht në krahun e brendshëm të unazës tokë me pronarë të vetëm dhe në krahun e jashtëm tokë e ndarë me 7501.

Ka një disproporcion me pronat sepse janë të ndara në rripa-rripa dhe gjithsecili do marrë shpronësimin.

Kërkesa për legalizim bëhet fjalë për një familje apo disa familje brenda një vile?

Nuk besoj se ka ndonjë që e diskuton se legalizimet i bëri kjo qeveri që është sot. Po të kishte bërë gjysmën e këtyre që kemi bërë ne qeveria paraardhëse do ishin mbyllur. Ne e kemi premtuar që brenda 2 viteve në vijim mbyllet procesi i legalizimeve. Dje ishim në Fier, për të mbyllur procesin e legalizimeve për të gjithë komunat e qarkut Fier. Ishin 8 mijë e ca legalizime të bëra në këtë periudhë. Nuk mund të na kërkohet llogari ne pse nuk e mbyllni procesin kur në qeverisjen e kaluar ishin bërë 72 legalizime. Ky kapitull u mbyll./news24

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY