Prokurori Besnik Cani para KPK-së, probleme me justifikimin e shtëpisë

Prokurori Besnik Cani para KPK-së, probleme me justifikimin e shtëpisë

80
0
Shares

Prokurori  i Prokurorisë së Elbasanit merret në dëgjesë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ai aktualisht është prokuror i komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë.

Besnik Cani nuk është një emër i panjohur në drejtësi. Në vitin 2015 Cani largohet nga posti i drejtuesit në Prokurorinë e Shkodrës duke u transferuar në atë të Elbasanit. Prokurori gjithashtu është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa pas shqyrtimeve dhe kontrolleve, KPK do të marrë vendimin nëse Cani i plotëson kriteret ose jo.

Treshja gjykuese për Prokurorin është e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

Nga të dhënat e siguruara dhe nga deklarimet e bëra nga vetë prokurori, KPK-ja duke iu referuar ILDKPKI-së thekson se Cani ka bërë deklarim të saktë të pasurisë.

Sipas ILDKPKI, prokurori gjithashtu ka burime të mjaftueshme financiare. Besnik Cani ka apartament 117 m² në ‘Don Bosko’  si  dhe një truall 633 m² plus ndërtesë 220 m² në periferi të Tiranës, saktësisht në Paskuqan. Gjithashtu po në Paskuqan ai zotëron një sipërfaqe trualli prej 363 metra katrorë.

Detaje të tjera  dalin në dritë në lidhje me dokumentet e shtëpisë së tij në Paskuqan, pasi theksohet se banesa  e Prokurorit nuk ka dokumente justifikuese. Ai ka deklaruar se shtëpia është ndërtuar nga paratë e emigracionit.

Por pavarësisht deklarimit të Prokurorit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thekson se Besnik Cani nuk justifikon ndërtimin e shtëpisë, ndërsa ka edhe mangësi në deklarimet e pasurisë së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY