VIDEO/Momente nga plagosja, kush është efektivja që humbi gishtat e njërës dorë

VIDEO/Momente nga plagosja, kush është efektivja që humbi gishtat e njërës dorë

537
0
Shares

Ina Nuka është efektive e forcave ‘Shqiponja’ e cila humbi gishtat e njërës dorë nga protesta e sotme e banorëve të Astirit para Parlamentit.

24-vjeçarja mori dëmtime për shkak se ishte afër me një kapsolle që shpërtheu në momentet e tensionit mes banorëve dhe policëve.

Përsa i përket kapsollave, banorët u shprehën me herët se nuk ishin ata që i kishin hedhur, por ishin policë të veshur civilë të cilët po i provokonin.

Sa i përket qytetarëve të plagosur, policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion.

Banorët e “Unazës së Re” tentuan të hynë disa herë në Parlament, dhe kjo solli përplasjen mes tyre teksa përpiqeshin  të thyenin kordonin e policisë dhe të hynin brenda sallës së Kuvendit, aty ku ndodheshin deputetët e PS dhe ministrat e qeverisë.

Ata po protestojnë prej 19 ditësh kundër planit që parashikon shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre, ndërkohë që i kanë kërkuar qeverisë shpjegime dhe dëmshpërblim 100% me vlerën e tregut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY