Maskat vjedhin për të tretën herë dyqanin e celularëve në Vlorë, asnjë...

Maskat vjedhin për të tretën herë dyqanin e celularëve në Vlorë, asnjë i arrestuar

62
0
Shares

Një dyqan celularësh është vjedhur për të tretën herë, ndërsa ende nuk ka një autor të dyshuar deri tani.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, në momentin kur dy punonjëset po kryenin mbylljen e xhiros ditore.

Sipas BalkanWeb, kanë qënë tre persona me armë dhe të maskuar të cilët fillimisht  kanë kërcënuar punonjëset dhe pasi kanë kryer grabitjen janë larguar duke përfituar nga errësira që ishte e pranishme në zonë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e bulevardit Vlorë- Skelë. Policia e njoftuar më pas nga punonjëset ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY