Banorët e Astirit para parlamentit, Rama flet brenda: Zaptues, ndërtojnë pa lejë...

Banorët e Astirit para parlamentit, Rama flet brenda: Zaptues, ndërtojnë pa lejë e kërkojnë dëmshpërblim

214
0
SHARE

Teksa banorët e Astirit ndodhen jashtë ambjenteve të Parlamentit, kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën para deputetëve socialistë lidhur me projektin e Unazës së Re.

Që në fillim të fjalës, ai i cilësoi sërish banorët si zaptuesë profesionistë të cilët nuk e hapin rrugën duke ndërtuar pa lejë.

Rama foli dhe me emra, duke përmendur disa prej banorëve të cilët sipas tij kanë zaptuar hapësirën publike dhe kërkojnë të dëmshpërblehen 100% pa të drejtë.

Pasi ndërtojnë 4 objekte pa lejë, kërkojnë dëmshpërblim 100% për objektin tjetër pa lejë. Do mbrojnë me jetë pronën publike që e kanë zaptuar’, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se para se të protesojnë për ndërtesat pa lejë që kanë ndërtuar në këtë zonë, duhet të mendojnë për interesin e njerëzve të tjerë, atyre që kanë paguar taksat rregullisht.

Nuk mund të rritim dot pagat për mësuesit, nuk mund të hapim qendra shendetsore, pse? Sepse duhet të dëmshpërblejmë Benin, Kujtimin etj si këta që protestojnë e kërkojnë para për objekte pa lejë, tha Rama.

Rama hodhi dhe akuza për opozitën për të cilën tha se po mbron protestën më të dhunshme të kohës, gjë e cila nuk ka ndodhur ndonjeherë më parë që nga epoka e prishjeve masive.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/509779562875476/?notif_id=1542798626253104&notif_t=live_video

LEAVE A REPLY