Shkëputet një tjetër shkëmb masiv nga Mali i Torovicës, kërkohet ndërhyrje emergjente

Shkëputet një tjetër shkëmb masiv nga Mali i Torovicës, kërkohet ndërhyrje emergjente

60
0
Shares

Në Torovicë të Lezhës mbizotëron një situatë shqetësuese, përsa i përket rrëshqitjes së gurëve.

Një tjetër rast i rënies së disa gurëve është shënuar ditën e sotme si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.  Fatmirësisht shkëmbi ka ndaluar në rrugë në një kohë kur nuk kalonin mjete.

Shkëmbi ka rënë në kilometrin e 4-t të rrugës Balldre – Torovicë. Sipas Ora News, aty pranë ka dhe shumë banesa. Është kërkuar ndërhyrje emergjente në këtë zonë për të krehur gjithë malin Torovicë, ndërkohë që ende nuk është marrë asnjë masë.

Dy shkëmbinj nga mali i Torovicës në Lezhë ranë drejt një banese ditën e djeshme. Edhe pse fatmirësisht nuk pati të lënduar, kjo është situatë që duhet të përbëjë alarm për qeverinë, pasi vetëm një vit më parë, vdiqën tre persona pikërisht nga shkarja e shkëmbinjve në këtë zonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY