Një ton drogë në Qafë Thane, ndalohet furgoni me tre persona

Një ton drogë në Qafë Thane, ndalohet furgoni me tre persona

194
0
Shares

Një furgon transporti u ndalua nga policia e Elbasanit dhe FNSH pranë pikës kufitare të Qafë Thanës me një sasi të konsiderueshme droge. Lënda narkotike ishte fshehur në sasinë e mjetit në pronësi të një biznesi me qendër në Fier. Policia ka ndaluar tre persona, ndërsa po vazhdon peshimin e drogës që mendohet se është rreth 1 ton.

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar gjatë një aksioni të zhvilluar paraditen e të mërkurës pranë pikës kufitare të Qafë Thanës. Lënda narkotike po transportohej në një furgon mallrash me targa AA 356 NA, ndërsa në pranga mësohet se janë vënë tre persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Në aksion morën pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të mbështetur nga Forca të Policisë së Elbasanit.

Furgoni që transportonte drogën rezulton në pronësi të një kompanie biznesi me qendër në Fier.

Strukturat e rendit janë vënë në lëvizje pas një informacioni të rezervuar nga Antidroga, duke bërë bllokimin e mjetit në ecje e sipër në rrugën nacionale Elbasan-Qafë Thanë.

Pas bllokimit, furgoni bashkë me sasinë e lëndës narkotike të fshehur në shasinë e tij, është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit ku do ti nënshtrohet ekspertizës.

Policia ende nuk ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen, pasi mësohet se vazhdon peshimi i lëndës narkotike të sekuestruar e cila mendohet se është 1 ton.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY