Goditi infermierin pas mjekimit, arrestohet i riu nga Elbasani

Goditi infermierin pas mjekimit, arrestohet i riu nga Elbasani

63
0
Shares

Besnik Dashhana është arrestuar ditën e sotme, pasi ka dhunuar një infermier në spitalin e Elbasanit.

Sipas burimeve, mësohet se pasi ka marrë mjekim, 33- vjeçari, për motive të dobëta ka goditur infermierin e spitalit të Elbasanit, shtetasin A.N., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjare, ku kanë bërë arrestimin në flagrancë të autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pêr veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY