Kryemadhi takon banorët e Astirit, mesazh Ramës: Nata më e gjatë, do...

Kryemadhi takon banorët e Astirit, mesazh Ramës: Nata më e gjatë, do jetë tmerri yt më i madh

91
0
Shares

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është takuar me banorët e Astirit, të cilët vazhdojnë ende të protestojnë kundër projektit të Unazës së  Re, e cila i hap rrugë shembjes së ndërtesave dhe bizneseve të tyre.

Teksa ka biseduar me banorët, Kryemadhi ka mbajtur dhe një deklaratë për mediat, nga ku i ka bërë thirrje kryeministrit të mos i afrohet banesave të tyre.

Edi Rama duket ta kuptojë shumë, se shqiptarët e toleruan me votën. Po i bëj thirrje, atij një, Afrim Qendros 2 dhe kompanive që duan të ndërtojnë rrugë, të mos afrohen këtu. Këta qytetarë nuk kanë për të toleruar, këta që po shkatërrojnë banesat, për të fituar lekë. Ky njeri duhet ti dëmshpërblejë se kanë 27 vite që paguajnë taksat” tha Kryemadhi.

Gjithashtu, ajo tha se ky projekt është mashtrim dhe përpjekje për të vjedhur banorët. Ajo iu drejtua Edi Ramës, duke i thënë se nata do t’i duket tmerri më i madh nëse fillon të vejë në zbatim projektin dhe fillon të kryejë punime gjatë natës në mes të dimrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY