Agron Llakaj tregon pse e ka rralluar imitimin e Berishës

Agron Llakaj tregon pse e ka rralluar imitimin e Berishës

274
0
Shares

Agron Llakaj aktori i humorit çdo herë e më shumë që del në televizion, aq më pak herë po e imiton ish-kryeministrin Berisha.

Të gjithë e kujtojmë shumë mirë sa shpesh e imitonte ish-kryeministrin, duke mos lënë asnjë detaj jashtë.

Por këtë herë, Agroni ka treguar pse e rralluar imitimin e Berishës.

I ftuar në Ora News, Llakaj thotë se Berisha tani ka qëndruar në rolin e qytetarit dixhital dhe ka një rol që nuk del si konfigurim.

”Imitimi kryesisht i personazheve jo vetëm politike, ndihmon jashtëzakonisht edhe fuqia e grimit. Edhe Flori që imiton Ramën, Rezi Berishën apo personazhe të tjerë marrin formë nëpërmjet dorës së artë të grimieres. Të vetmin që ka është Mond Lako. Unë luaj Berishën herë pas here. E kam rralluar shumë, sepse mendoj se edhe tonifikimi në jetën politike i Berishës ka qëndruar në ‘rolin’ e qytetarit digjital. Ka një rol dhe në momentin që nuk del si konfigurim, e humbet përsosmërinë e lojës”, ka thënë Llakaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY