Pakoja e dyshimtë në makinën e Drejtorit të Hekurudhave, çfarë thotë policia

Pakoja e dyshimtë në makinën e Drejtorit të Hekurudhave, çfarë thotë policia

63
0
Shares

Policia ka dhënë versionin zyrtar lidhur me ngjarjen e mëngjesit të sotëm në Durrës, teksa u tentua t’i vihej lëndë plasëse kreut të Hekurudhave, Ani Dyrmishi.

Sipas policisë dhe ekspertëve anti-eksploziv, pakos së dyshuar i mungonin elementë për të qenë plasëse.

Njoftimi i plotë

Sot rreth orës 08:30, në lagjen nr.4, në një parking mjetesh u konstatua një pako, e dyshuar si lëndë plasëse. Në vendin ku u gjet pako, ishte parkuar mjeti tip ‘Pasat’ me targa AA 070 TP, në përdorim nga shtetasi A.D. me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave. Në momentin që ka lëvizur mjetin, ai nuk e ka konstatuar pakon e dyshimtë.

Nga konkluzionet e para të ekspertëve anti-eksploziv rezulton se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY