LAJMI I FUNDIT/ Autobusi me nxënës përplaset me veturën në Elbasan, ka...

LAJMI I FUNDIT/ Autobusi me nxënës përplaset me veturën në Elbasan, ka të plagosur rëndë

113
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:50 të mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në afërsi të fshatit Mirakë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një veturë është përplasur me një autobus me nxënës nga Tirana.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur disa persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Dyshohet se të plagosurit që janë në gjendje të rëndë për jetën janë shoferi dhe pasagjeri i veturës.

Drejt vendngjarjes janë nisur ambulanca nga Elbasani dhe Librazhdi për transportimin e të plagosurve.

Nuk ka ende konfirmim zyrtar nga policia për aksidentin

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY