‘Duhet të moderohet pak’, Kryemadhi i përgjigjet komentit të Metës për LSI

‘Duhet të moderohet pak’, Kryemadhi i përgjigjet komentit të Metës për LSI

129
0
Shares

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se nën udhëheqjen e Edi Ramës, vendi ka kaluar në një diktaturë neokomuniste.

Në takimin me strukturat e LSI në Shkodër, Kryemadhi iu bëri thirrje që të ngriheshin për të hequr nga pushteti Edi Ramën.

Nuk na dikton Edi Rama axhendën tonë politike. Ne e largojmë me votë dhe me protestë, si të na dojë qejfi ne‘, u shpreh Kryemadhi.

Ajo iu përgjigj dhe komentit që presidenti Ilir Meta bëri mbrëmjen e djeshme në Zonë e Lirë, ku u shpreh se LSI dhe kryetarja duhet të moderoheshin.

Kryemadhi u shpreh se nënshtrimi nuk është moderim. Ajo tha se LSI nuk do t’i nënshtrohet asnjë kompromisi në kurriz të shqiptarëve. Sipas Kryemadhit, moderim për LSI është tu nënshtrohet kërkesave të qytetarëve ku Shqipërinë do ta pasurojnë të rinjtë shqiptarë.

Moderim do të thotë tu ulësh taksat shqiptarëve, të hapësh vende pune, tu kthesh pronën shqiptarëve, teë rritesh ekonominë, të bësh ligj të barabartë, nuk ka moderim me dy standarte, u shpreh Kryemadhi.

Takim me strukturat e LSI Shkodër

Takim me strukturat e LSI Shkodër

Publiée par Monika Kryemadhi sur Samedi 17 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY