Protestat e banorëve të Astirit, i morën djalin në polici, nëna humb...

Protestat e banorëve të Astirit, i morën djalin në polici, nëna humb ndjenjat

214
0
Shares

Këto pamje tregojnë gjendjen e rënduar shëndetësore të një prej banoreve, pjesë e të gjithë atyre të cilët protestojnë për të mos lejuar shembjen e shtëpive të tyre, sipas projektit të Unazës së Re.

Një prej banorëve, nëna e një prej të shoqëruarve në polici, i ka rënë të fikët mëngjesin e sotëm.

Personi i shoqëruar është një 30 vjeçar, Dorjan Prototuari, i cili tregoi se nëna e tij ndodhej në spital dhe se e shoqëruan nën akuzën e kërcënimit.

”Paradite me kanë shoqëruar me argumentin sepse kam marrë pjesë në protestë dhe një nga akuzat ishte se pse kam kërcenuar kryetarin e bashkisë”, tha ai pas lirimit rreth orës 11.

Shkak është pjesëmarrja në protestën e mbrëmjes së të martës (13 nëntor) ku në rrugë u dogjën goma dhe flamuri i rilindjes. Momenti i shoqërimit duhet të ketë qenë i rëndë për familjarët pasi një video e mbërritur nga banorët në redaksinë e Ora News, tregon se nënës së 30 vjeçarit i ka rënë të fikët dhe është shoqëruar në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY