FOTO/Të famshmit shqiptarë nëpër botë mblidhen në Romë për një arsye të...

FOTO/Të famshmit shqiptarë nëpër botë mblidhen në Romë për një arsye të veçantë

111
0
Shares

Në 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeu artistët më me emër dhe më të dëgjuar do të mblidhen së bashku për të nderuar figurën e heroit tonë.

Të gjithë përfaqësuesit e denjë të Shqipërisë në botë do të bëhen bashkë më 19 nëntor në orën 20:30, në Teatrin ‘Argentina’ në Romë.

“Tok së bashku për Skënderbeun. Together for Skenderbeg. 19.11.2018! Teatro Argentina. Romë, Italy, 20:30h”,- shkruhet në një nga postimet e një prej tenorëve shqiptarë, Ramë Lahaj.

Emrat që bëjnë pjesë në listën e performancave janë: Dua Lipa, Ermal Meta, Inva Mula, Olen Çezari, Ramë Lahaj, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Elhaida Dani, Lorik Cana dhe Erza Muqolli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY