Universiteti i Tiranës pezullon pedagogun e dënuar për trafik droge

Ndaje

Rektori i Universitetit të Tiranës ka pezulluar nga detyra pedagogun Dritan Shoraj i cili u arrestuar dy ditë më parë nga policia pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Profesor Mynyr Koni në njoftimin e tij e ka bërë të ditur këtë vendim ku shkruan se është pezulluar deri në marrjen e dokumentacionit të plotë nga institucionet përkatëse.

Shoraj, 47 vjeç, ishte dënuar në Itali për trafik droge ndërkohë që në Shqipëri ishte pedagog tek Fakulteti i Ekonomisë dhe rezultonte me doktorature dhe me CV të pasur.

Njoftimi i Rektorit:

Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni pasi u njoh me informacionin e bërë publik nga Policia e Shtetit në datën 10.11.2018 për z.Dritan Shoraj, i arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, vendosi më datë 12.11.2018 pezullimin nga detyra të z.Dritan Shoraj, personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, deri në marrjen e dokumentacionit të plotë nga institucionet përkatëse për këtë shtetas”

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje