Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare krijuesi i ‘Spider-Man’ dhe ‘Fantastic Four’

Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare krijuesi i ‘Spider-Man’ dhe ‘Fantastic Four’

76
0
Shares

Stan Lee, krijuesi i disa prej karaktereve më të famshme të librave komikë dhe ish-presidenti i Marvel Comics,ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare.

Kohët e fundit ai trajtohej në mënyrë intensive nga pneumonia dhe problemet me shikimin.

Lee krijoi The Fantastic Four, Spiderman, Hulk Incredible dhe X-Men e shumë të tjera.

Në kulmin e tij, Marvel shiti 50 milionë kopje në vit. Deri kur u largua nga redaktimi në vitin 1971, Lee i shkroi të gjitha kopjet për mbulimet e Marvelit.

Ai u bë gjithashtu i njohur në çdo film Marvel. Personazhet e tij i dhanë njeriut rolin e një super heroi, kjo për herë të parë.

Hugh Jackman, i cili luajti Wolverine në filmat X-Men, e quajti Lee një “forcë pioniere në universin superhero”.Edhe vajza e Lee-s i ka falënderuar babain e saj, duke e përshkruar atë si “njeriu  më i mirë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY