Luftoi për jetën, aktori i njohur i humorit kalon me sukses operacionin në zemër

Aktori i njohur i humorit shkodran Besnik Çinari tani e ka kaluar rrezikun për jetën, pasi disa ditë më parë pati një ndërhyrje në zemër, pa një ataku kardiak.

Ai u shtrua në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ndërsa tashmë e ka lënë spitalin, edhe pse pas një farë kohe do i duhet të bëjë në ndërhyrje të dytë në zëmër. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit e tij gazetari Agron Isufi, i cili i ka qëndruar pranë Mjeshtrit të Madh gjithë këto ditë.

Aktori ka bërë dhe falenderimet ndaj atyre që e mbështetën dhe e ndihmuan në këto ditë të vështira për të, fjalë që aktori i madh i ka tejçuar përmes gazetarit.

Ja çfarë thotë gazetari në emër të aktorit:

“Në emër dhe porosi të veçantë nga mjeshtri madh i humorit BESNIK ÇINARI,ju falenderon të gjithëve miq e shokët e dashamirës e mi anembanë botës, për shërimin tim sa më parë”.

Por një falenderim të veçantë e ka edhe për mjekun që i ka shpëtuar jetën i cili për koiçidencë, është me origjinë nga Shkodra.

“Dhe për doktor EQEREM HASANIN më tha shkruaj Agron…Lumit ne shkodranët për këtë njeri që e kemi doktor në Tiranë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje