VIDEO/’Thuaji Lali Erit të dalë’, banorët e Unazës së Re protestojnë para...

VIDEO/’Thuaji Lali Erit të dalë’, banorët e Unazës së Re protestojnë para Bashkisë

68
0
Shares

Protesta e banorëve të zonës së Astirit janë drejtuar sot para Bashkisë së kryeqytetit ku kanë drejtuar dhe mesazhe për kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.

Me pankarta në duar, ku njëra prej tyre shkruan ‘Fuqia e njerëzve më e madhe se njerëzit në fuqi’,  ata kërkojnë zgjidhje për situatën e krijuar.

Kujtojmë se janë 317 objekte që do të preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, dhe 163 prej tyre që janë në proces legalizimi do të skualifikohen nga ALUIZNI.

Banorët e kanë kundërshtuar këtë projekt dhe prej ditësh kanë ndërmarrë protesta të tilla ku i kërkojnë kryeministrit të japë zgjidhje.

Mësohet se protestuesit janë mbledhur para bashkisë, ndërsa kërkojnë takim me kryebashkiakun Erion Veliaj, që të marrin përgjigje lidhur me fatin që do të kenë banesat e tyre.

LIVE – Protesta e banorëve te Unazës së Re, përpara Bashkisë së Tiranës

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 12 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY