EMRI/Policia dhe FNSH kontrolle në Lushnjë, kapet shpërndarësi i kokainës

EMRI/Policia dhe FNSH kontrolle në Lushnjë, kapet shpërndarësi i kokainës

75
0
Shares

Policia ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta në Lushnjë, ndërsa në pranga ra një shpërndarës.

Burime zyrtare nga policia e Lushnjës ra Sebastian Haliti, 24 vjeç.

Njoftimi i policisë

Kontrolle nga policia e Lushnjës dhe FNSH në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme. Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Patrulla e Policisë Lushnje kap në flagrancë një shpërndarës të drogave të forta.

Sekuestrohen 15 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë një shtetas i cili shpërndante lëndë narkotike si dhe u procedua penalisht pasagjeri që ishte në automjet me të, shtetasi L.A, 27 vjeç, banues në Lushnje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
•Sebastian Haliti, 24 vjeç, banues në Lushnje.

Gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi Sebastian Haliti, në kroskotin e tij, u gjendën dhe sekuestruan 15 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Gjithashtu nga verifikimi që i është bërë automjetit tip Mercedes-Benz, dyshohet se ky automjet mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY