Shqiptarja shpallet atletja më e mirë evropiane në Greqi, mediat: Përgjigja për...

Shqiptarja shpallet atletja më e mirë evropiane në Greqi, mediat: Përgjigja për thirrjet antishqiptare

398
0
Shares

Një përgjigje për të gjitha thirrjet antishqiptare, e cilësojnë kështu mediat greke fitoren e shqiptares 16-vjeçare në Greqi të kampionatit për hedhjen e shtizës, në Olimpiadën e Argjentinës, ku ka thyer dhe rekordin botëror të disiplinës, pas shumë viteve, me 63,34 m.

Pikërisht, kjo hedhje, e bëri që më 19 tetor, 16-vjeçarja shqiptare të fitonte medaljen e artë.

Edhe pse ajo garonte me ngjyrat e shtetit grek, sërish origjina e saj u bë e ditur, pasi mediat filluan të shkruanin duke u përqëndruar tek fakti se një shqiptare arriti të përfaqësonte dhe nderonte Greqinë në gjithë botën.

Atletja shqiptare Elina Jengo është shpallur atletja më e mirë Europiane për muajin tetor në sondazhin e kryer nga EAA. Ajo mori 3.470 vota, duke lënë pas Jaroslava Mahucik nga Ukrania me 3150 vota dhe Aleksandra Naseva, Bullgari, me 2731 vota.

16-vjeçarja është me origjinë nga Korça, ndërsa ka lindur dhe është rritur në Halkidiki.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY