Ish-ministri këshillë për Metën: Duhet ta dekretojë Lleshin, por vetëm me një...

Ish-ministri këshillë për Metën: Duhet ta dekretojë Lleshin, por vetëm me një kusht

291
0
Shares

Një tjetër qëndrim mban së fundmi, ish-ministri Ylli Manjani.

Dhe pse ai i jep të drejtë presidentit Meta lidhur me sjelljen e tij duke njohur shumë mirë kushtetutën, për mosdekretimin e Sandër Lleshit, këtë radhë ai ka një këshillë për Metën.

Për Manjanin, këtë herë do të ishte mirë që Meta ta dekretonte Sandër Lleshin, vetëm nëse sqarohen publikisht kushtet e neneve 70 dhe 103 të Kushtetutës, nëse është apo jo ushtarak aktiv.

Reagimi i plotë

Një këshillë e pakërkuar.
—————-
Po të më dëgjojë, këshilla ime për Presidentin e Republikës është ta dekretojë Sandër Lleshin.

Kushti i vetëm që duhet sqaruar është i plotëson apo jo kushtet e neneve 70 dhe 103 të Kushtetutës. Dmth është apo jo ushtarak aktiv që e bën Sandrin të pamundur të emërohet ministër.

Po u sqarua kjo gjë mundësisht publikisht, Sandri duhet dekretuar.

Çdo qëndrim tjetër e kompromenton rolin kushtetues të Presidentit. E përsëris të zyrtarit të vetëm që ende flet e sillet në bazë të Kushtetutës.

Mosdekretimi i parë ishte i duhuri, qoftë dhe për ti dhënë një shpullë arrogancës së Kryeministrit që shkarkon e propozon ministra me dy rrjeshta në tweetter.

Ai mund të tallet me vartësit e tij, por jo me Presidentin e Republikës! Ndaj ai mosdekretim, qoftë dhe me motivin “nuk më bind” ishte i duhuri, pikërisht për faktin se nuk propozohet ndryshimi i ministrave me dy rrjeshta.

Vetë Kryeministri, përtej sjelljes prej zuzari jo zyrtari, më në fund ka dërguar një relacion spjegues. Pra e ka hequr tullën e arrogancës ku kishte hipur.

Tani mbetet për të verifikuar ka apo jo pengesa kushtetuese. Nëse pengesa nuk ka ose bien, gjykoj se Presidenti duhet ta dekretojë.

Nuk ka pse të lihet asnjë shije e pakëndshme në publik.

Këtu nuk është fjala për qeverinë po për shtetin.

Ndërkohë analiza politike dhe media duhet çliruar nga ky debat, për t’u fokusuar tek gjëra të tjera më të rëndësishme si Borxhi, investimet, korrupsioni, dhunimi i te drejtave ndaj shtetasve, varfëria e papunësia, arësimji e shëndetësia, integrimi dhe ekonomia.

Ka halle më të mëdha ky vend, me të cilat nuk po merret ASKUSH!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY