Hoqën ‘Shqiponjën’ nga sheshi, reagon Berisha: Akt antikombëtar

Hoqën ‘Shqiponjën’ nga sheshi, reagon Berisha: Akt antikombëtar

136
0
Shares

‘Shqiponja’ e vendosur në hyrje në Tiranës u hoq ditën e djeshme, duke konfirmuar dhe njëherë qëllimin e qeverisë për të vazhduar me planin e saj tek Unaza e Re.

‘Shqiponja’ ishte simboli i kombit. Ajo është vepër e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra), e cila u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni të organizuar  nga kryeministri Berisha e kreu i Bashkisë Lulzim Basha, në nëntor 2012.

Duke iu referuar planit, në vend të Shqiponjës do të ndërtohet një mbikalim për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar lidhur me këtë veprim duke shkruar se simboli i pavarësisë tashmë nuk ndodhet me aty, duke e cilësuar një akt antikombëtar.

‘Zografi bis dhe Lal Plehu i tij, në një akt antikombëtar heqin simbolin e kombit, ‘Shqiponjën’ nga sheshi me emrin e saj në hyrje të Tiranës ku u vendos me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë! Sb” shkruan Berisha.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY