EMRI/Prodhonte lëndë eksplozive, pranga të riut nga Peza

EMRI/Prodhonte lëndë eksplozive, pranga të riut nga Peza

44
0
Shares

Goditet  nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, një tjetër rast i prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve eksplozive.

Sekuestrohen 8 kallëpe tritol, një sasi lënde eksplozive tritol që shërben për përgatitjen e minave me telekomandë, si dhe një granatë mësymëse.

Specialistët për Hetimin e Krimit  në Komisariatin e  Policisë Nr.6,  pas një pune operative të mirëorganizuar bënë kapjen dhe  arrrestimin në flagrancë  të shtetasit: 

Fatjon Kola, 31 vjeç, banues në fshatin Pezë e Madhe.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së tij, në  fshatin Pezë e Madhe kanë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale 8 kallëpe  tritol(150 gramë secili), nje granate mesymese si dhe nje sasi e dyshuar lënde eksplozive tritol ( rreth 500 gramë), që shërben për  përgatitjen e  minave  me telekomandë.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Fatjon Kola, për veprën penale ‘”Prodhimi i armëve  dhe municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave apo minave”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY