DETAJE/Makinat e djegura në Durrës, pronari jep dëshminë në polici

DETAJE/Makinat e djegura në Durrës, pronari jep dëshminë në polici

148
0
Shares

Detaje të reja mësohen për makinat e djegura në qytetin e Durrësit.

Pronari i njërit prej automjeteve ka dhënë dëshminë e tij nga ku ka zbuluar se nuk ka patur dhe ka konflikte me askënd.

BW shkruan se objektiv ka qenë mjeti me targa AA 432 PL, ndërsa mjeti tjetër ka marrë flakë pasi ishte afër.

Pronari i mjetit me targa AA 432 PL punon si projektues në një firmë private në Durrës.

Ndërkohë policia dyshon se mund të kenë qënë disa persona të papërgjegjshëm të cilët kanë djegur makinat, por nuk përjashton as pista të tjera.

Ngjarja ndodhi gjatë natës në afërsi të kryqëzimit të rrugës së stadiumit ‘Niko Dovana’ ndërsa dy mjetet që janë djegur janë tip ‘Benz’ me targa AA 432 PL dhe AA 581 JJ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY