VIDEO/Shoqërohet një prej protestuesve në Astir, banorët: E arrestuan se priti Bashën...

VIDEO/Shoqërohet një prej protestuesve në Astir, banorët: E arrestuan se priti Bashën dje

75
0
Shares

Ditën e sotme banorët e Unazës së Re dolën sërish në protesta, të cilat u shoqëruan dhe me incidente, pas bllokimit të qarkullimit të automjeteve nga barrikada që banorët kishin krijuar.

Gjithashtu, policia shoqëroi dhe një prej protestuesve në ambjentet e komisariatit. Deputeti demokrat, Klevis Balliu, duke qenë se opozita ishte prezente në protestë, ka publikuar në rrjetet sociale, videon me momentet e arrestimit.

Balliu jep detajet lidhur me emrin e tij.

Ndërkohë që një banore e “Astirit” ka zbuluar se një nga arsyet e mundshme të arrestimit të tij, është pritja e kreut të PD-së, Lulzim Basha në lokalin e tij.

“Në lidhje me akuzën qe bëjnë ato s’besoj se ka lidhje fare ka qenë për qellimin e  djeshëm që Basha u prit te lokali ktij dhe nrm s’kan pas si me reagu dje kan gjet një motiv sot !! Spiunat ishin përballë  gjithë kohës e po filmonin !!”, shkruan një banore për Fax News.

Postimi i plotë

E PATOLERUESHME SJELLJA BANDITESKE E POLICISË KUNDËR QYTETARËVE

Policia që i shërben interesave klienteliste prangos qytetarët që protestojnë tek njësia 6. Dorian Protoduari është arrestuar nga kjo polici bandite, e cila po ju bën presion direkt qytetarëve.
I bëj thirrje Policisë që ta lirojë urgjentisht ose do të ketë përgjegjësi të madhe.

E PATOLERUESHME SJELLJA BANDITESKE E POLICISË KUNDËR QYTETARËVEPolicia që i shërben interesave klienteliste prangos qytetarët që protestojnë tek njësia 6. Dorian Protoduari është arrestuar nga kjo polici bandite, e cila po ju bën presion direkt qytetarëve. I bëj thirrje Policisë që ta lirojë urgjentisht ose do të ketë përgjegjësi të madhe.

Publiée par Klevis Balliu – Faqja Zyrtare sur Samedi 10 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY