VIDEO/Varrimi i Kacifas, procedohen penalisht dy shtetas grekë

VIDEO/Varrimi i Kacifas, procedohen penalisht dy shtetas grekë

376
0
Shares

Policia shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës ka vijuar me kontrolle të ashpra ndaj grekëve të cilët do të marrin pjesë në ceremonine mortore të Kostandin Katsifasit.

Së fundmi mësohet se policia shqiptare ka shoqëruar dy shtetas grekë të cilët do të procedohen për nxitje urrejtje mes kombeve dhe feve.

Fax News shkruan se dy shtetasit grekë po dërgohen në Prokurori. Atyre u janë gjetur bluza të ndaluara më mbishkrime që ngjallin urrejtje, kapuç dhe sende të ndaluara.

Policia ka përqëndruar kontrollet  saj tek njerëzit të cilët dyshohen si pjesë e grupeve ekstremiste.

Policia shqiptare në bashkëpunim me atë greke  kanë një listë në të cilën kanë emrat e personave ekstremistë, në mënyrë që të shmagen personat me prirje ekstremiste.

Kontrollet janë kryer në të 2 doganat. Në Bularat policia nuk do të jetë e pranishme me uniformë për të shmangur ndonjë provokim të mundshëm.

Në videon e mëposhtme keni pamjet e deri tanishme të kontrolit të rreptë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY