VIDEO/PD nxjerr skemën me emrat: Si motrat dhe kunatat e partisë ndajnë...

VIDEO/PD nxjerr skemën me emrat: Si motrat dhe kunatat e partisë ndajnë 310 milionë euro në vit

341
0
Shares

Partia Demokratike ka zbuluar skemën sesi fondi i Sigurimit të  Detyrueshëm të kujdesit  Shëndetësor administrohet nga ortakëria familjare e qeverisë.

Nëpërmjet deputetes Izmira Ulqinaku jep detaje lidhur me nepotizmat në qeveri, ku anëtarë të saj kanë në dorë shumë të mëdha parash që vijnë nga taksat e shqiptarëve.

Konkretisht, Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu janë anëtarë të Këshillit Drejtues të Fondit, ku është emëruar këto ditë si zv/Drejtore e Përgjithshme motra e Ahmetajt, si dhe punojnë kunata e Manastirliut, kunatat e Ballës, Agaçit, Xhafës.

Deklarata e plotë 

Slloganet “Po bëjmë shtet”, “Për Shqipërinë që duam” apo “E gjithë vëmendja për ju” janë vetëm fasada propagandistike e Edi Ramës. Në të vërtetë shtetin e ka vënë në dorën e bandave të partisë, në dorën e militantëve dhe të paaftëve, si dhe në dorën e motrave dhe kunatave të partisë.

Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor është modeli i nepotizmit të qeverisë së Edi Ramës, ku ortakëria familjare është në themel të administrimit të miliarda lekëve nga taksat e shqiptarëve.

Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor është modeli i nepotizmit të qeverisë dhe i dorëzimit të shtetit në duart e motrave dhe kunatave të partisë.

310 milionë euro është buxheti vjetor i Fondit ku punon motra e Arben Ahmetajt, e emëruar zëvendësdrejtore e përgjithshme pak ditë më parë, kunata e Ogerta Manastirliut, kunata e Taulant Ballës, kunata e Engjëll Agaçit, kunata e Fatmir Xhafës. Me pak fjalë, e gjithë vëmendja është për kunatat!

Nga një anë, është Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu që, si anëtarë të Këshillit Drejtues vendosin për Fondin e Sigurimit Shëndetësor, nga ana tjetër janë motrat dhe kunatat e tyre që firmosin për dërgimin e parave në llogaritë e klientëve të qeverisë.

Shqiptarët duhet ta dinë se nga 310 milionë euro buxhet për Fondin, 110 milionë euro janë para që shqiptarët i paguajnë direkt si sigurim shëndetësor dhe pjesa tjetër 200 milionë euro, janë nga taksat tona, që motrat dhe kunatat e ministrave i ndajnë me klientët e pushtetit.

Gjatë drejtimit të Fondit Shëndetësor nga motrat dhe kunatat e Arben Ahmetajt, Ogerta Manastirliut, Taulant Ballës, Engjëll Agaçit, Fatmir Xhafës, qeveria paguan në një vit për koncesionet në shëndetësi 24 milionë euro, për rimbursimet 90 milionë euro dhe me pjesën tjetër financojnë spitalet, ku ilaçet mungojnë, të sëmurët nuk mjekohen dhe mjekët largohen.

Është modeli i motrave dhe kunatave të ministrave në administratë që detyron 79 % të rinisë mendojë largimin nga vendi, sepse të rinjtë e kanë provuar vetë me konkurset fiktive  se vemendja e qeverisë nuk është për ta, por për familjen e kryeministrit, familjet e ministrave dhe pushtetarëve të tjerë.

PD është e gatshme të ndalojë me masa te rrepta ligjore emërimin e familjarëve të ministrave apo drejtuesve të tjerë të lartë në poste që kanë në dorë paratë e shqiptarëve apo pasuritë publike dhe natyrore të vendit.

E gjithë vëmendja për motrat dhe kunatat e qeverisë! Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor është modeli ku nepotizmi ka më dorë 310 milionë euro në vit. Izmira Ulqinaku, deklaratë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 8 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY