Vangjel Dule pranë familjes në Bularat: Të zbardhet e vërteta për...

Vangjel Dule pranë familjes në Bularat: Të zbardhet e vërteta për vrasjen e Kacifas

106
0
Shares

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka mbërritur në Bularat, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Kostandinas Katsifas nga ku ka bërë dhe një deklaratë në shqip.

Ai ka kërkuar të zbardhet e vërteta për vrasjen e Katsifasit e cila nuk duhet të humbasë dhe as të vonojë.

”Jemi sot në radhë të parë në këto momente që janë momentet e varrimit dhe si pasojë janë të shenjta. Jemi këtu për të ndarë dhimbjen me gocën e Kostandinos, me mamanë, babin dhe gjithë komunitetin. Jemi këtu për të shprehur nderimin ndaj të ndjerit, por edhe vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund.

Transparenca e kësaj çështje, zbardhja e saj është me rëndësi jetike. Ajo mund të vonojë, por natyrisht nuk do të humbasë”, tha Dule.

Ndërkohë që shumë prej grekëve që mbërritën në orët e para të mëngjesit kanë vijuar me parulla dhe deklarata ekstremiste, ku nuk kanë munguar as thirrjet nacionaliste kundër shqiptarëve, teksa kanë valëvitur dhe flamujt.

Kujtojmë deri tani u kthyen 8 grekë dhe u shoqëruan 2 të tjerë në polici për shkak se mbanin me vete mjete me nënshkrime ekstremiste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY