FOTO/Goditet grupi kriminal në Itali, arrestohet pronari shqiptar i klubit të futbollit...

FOTO/Goditet grupi kriminal në Itali, arrestohet pronari shqiptar i klubit të futbollit bashkë me 4 vëllezërit

163
0
Shares

Pronari i klubit italian të futbollit ”Darfo” është në vënë në prangat e policisë pasi u zbulua se ishte pjesë e një grupi kriminal.

Policia Italiane ka realizuar një operacion të gjërë ku ka bërë të mundur arrestimin e 22 personave të përbërë nga shqiptarë dhe italianë, si pjesë e një organizate kriminale ku veprimtari e tyre ishte prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike.

Midis shqiptarëve të arrestuar është edhe shtetasi Gëzim Sallaku, President i klubit italian të futbollit “Darfo” që luan në kategorinë D në Itali.

Sipas autoriteteve italiane Sallaku falsifikonte dokumentet e qarkullimit, në mënyrë që automjetet të lejoheshin të transportoheshin nga Marseja në Afrikën e Veriut, përkatësisht në Libi.

Në urdhër thuhet se ai ishte gjithashtu në gjendje për të ndërtuar lidhje me stafin aktual të portit të Barit. Në shtëpinë e tij u gjetën tre armë zjarri pa leje përkatëse si dhe një sasi municioni. Ato mbaheshin të fshehura në një hendek në garazhin e vilës së tij.

Gjatë operacinit të Policisë Italiane u zbulua gjithashtu edhe një laborator droge në zonën e Bergamos. Veprimtaria e tyre kriminale shtrihej kryesisht në zonën e Bergamos dhe Parmas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY