Presidenti i KE/ Basha dhe Weber kanë një mesazh për shqiptarët…

Presidenti i KE/ Basha dhe Weber kanë një mesazh për shqiptarët…

126
0
Shares

Kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha, është shfaqur në krahë të kandidatit të CDU/CSU, Manfred Weber, i cili garon në PPE për të garuar më past për postin e Presidentit të Komisionit Europian.

Basha ka zgjedhur që përmes një VIDEO në facebook, të sjellë nga Helsinki mesazhin që Weber ka dhënë për popullin tonë dhe për Bashkimin Evropian.

Në këtë videomesazh, Basha ka shprehur hapur qëndrimin e tij dhe të PD-së pro zgjedhjes së Weber si kandidat për të garuar në zgjedhjet presidenciale të KE-së.

Përshëndetje. Jam këtu me Manfred Weber me kreun aktual të Grupit Parlamentar të PPE në Parlamentin Europian. Një mik i madh i Ballkanit dhe i Shqipërisë i cili ka punuar gjatë për vlerat dhe principet europiane në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur integrimin tonë në Europë, për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Dhe jam i lumtur që qëndroj pranë tij sot, nesër dhe pasnesër ku 4 votat e Partisë Demokratike të Shqipërisë do të shkojnë për kandidaturën e tij në krye të Komisionit Europian, për lidershipin e tij të fortë, për Europën, Ballkanin Perëndimor dhe për Shqipërinë në Europë’, u shpreh Basha.

Ndërkohë nga ana e tij Weber ka falënderuar Shqipërinë dhe opozitën shqiptare për mbështetjen që i ka dhënë, ndërsa është shprehur se ai do të punojë fort për një Europë të bashkuar në Bashkimin Europian.

Unë jam tepër mirënjohës për këtë mbështetje, veçanërisht nga miqtë e Shqipërisë. Bashkë me mbështetjen tuaj do punojmë për një Europë e cila ende nuk është një kontinent i bashkuar. Për këtë do punojmë dhe luftojmë. Për një Europë të bashkuar në Bashkimin Europian. Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe le të punojmë tani për zgjedhjet’, deklaroi Weber.

Live nga #Helsinki me Manfred Weber, kandidati i propozuar nga partitë simotra CDU/CSU për President të Komisionit Europian. PD mbështet kandidaturen e tij si anëtare me të drejta të plota✌

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 6 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY