Meta dekreton Helidon Bendon në krye të SHISH

Meta dekreton Helidon Bendon në krye të SHISH

127
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Helidon Bendon si kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror. Meta e dekretoi Bendon në postin e kryetarit të SHISH, 12 muaj pas emërimit të këtij të fundit.

“Në mbështetje të nenit 92, pika f, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit. Dekretoj: Zotin Helidon Bendo, emërohet në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit. Neni 2: Ky dekret hyn në fuqi menjëherë,” thuhet në njoftimin e Presidencës.Pas shkarkimit të Visho Ajazit nga posti i drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, detyrën e tij e ka marrë Helidon Bendo, nr 2 i këtij institucioni. Helidon Bendo ka marrë detyrën e zv. Drejtorit të SHISH në muajin prill të vitit 2016, si propozim i kryeministrit Edi Rama.Pak informacione për Helidon Bendo

Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.

Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.

Helidon Bendo ka qënë pjesë e studentëve të dhjetorit në vitin 1991. Ai është dekoruar nga presidenti Bujar Nishani me DEKORATËN “NDERI I KOMBIT”, në muajin shkurt të 2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY