Lap-top, fshesë korenti… arrestohet i riu nga Tirana që vidhte banesat në...

Lap-top, fshesë korenti… arrestohet i riu nga Tirana që vidhte banesat në Librazhd

66
0
Shares

Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet  si autor i dy vjedhjeve të banesave në qytetin e Librazhdit.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, me të marrë njoftimin për vjedhjen e dy banesave të shtetasve D. M., dhe Z. M., në fshatin Dorëz, Librazhd, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre vjedhjeve.

Në sajë të një pune të mirëorganizuar si dhe nga informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur ndalimi i automjetit tip “Mercedes-Benz” që drejtohej nga shtetasi Elton Musta, 25 vjeç me banim Tiranë, i cili po transportonte me automjetin e mësipërm sendet e vjedhura konkretisht:

Dy TV “Samsung”, laptop, fshesë korenti, si dhe një moto-korrse bari etj. Sendet e mësipërme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Elton Musta 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY