Zbardhen detajet e aksidentit në Elbasan-Librazhd, 49-vjecarja në gjendje kritike

Zbardhen detajet e aksidentit në Elbasan-Librazhd, 49-vjecarja në gjendje kritike

120
0
Shares

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd gjatë pasdites së sotme.

Ngjarja u regjistrua në Unazën e Elbasanit, ku një mjet tip ‘Golf’ me targa AA 280BU është përpalsur me mjetin tip ‘Volkswagen’ me targa AA 824 HP

Nga aksidenti raportohet për 5 të plagosur.

Drejtuesit e mjeteve, përkatësisht Sh.H., 51 vjeç dhe V. D.,  25 vjeç, janë plagosur dhe transportuar në Spitalin e Elbasanit.

Të aksidentuar kanë mbetur gjithashtu edhe 3 pasagjerë ku shtetasja K.H., 49 vjeç raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY