VIDEO/Pamje nga rrëzimi i dy ndërtesave në Francë, nisin kërkimet për viktima

VIDEO/Pamje nga rrëzimi i dy ndërtesave në Francë, nisin kërkimet për viktima

93
0
Shares

Qyteti i Marsejës në Francë u trondit mëngjesin e sotëm. Dy ndërtesa u rrëzuan në qytetin jugor, duke lënë një grumbull gjigant rrënojash dhe trarësh. Shërbimet e zjarrëfikëse thanë se dy njerëz u plagosën.

Ndërtesat, relativisht të vjetra, ranë në rrugë dhe ngritën retë e pluhurit në ajër, kjo zonë është afër Portit të Vjetër të Marsejës.

Dhjetëra zjarrfikës ishin në vendin e ngjarjes, disa me qentë me vete.

Autoritetet thanë se ishin duke u kryer kërkime për viktimat e bllokuara nën rrënojat. Autoritetet raportuan se dy persona u trajtuan për lëndime të lehta.

Videot amatore në BFM-TV treguan re të pluhurit në rrugë dhe ata që kalonin aty mbulonin fytyrën me krahët e tyre.

Imazhet e ndërtesave para se të shkatërroheshin, të dukshme në Google Street View, tregonin se njëra  kishte pesë kate dhe tjetra gjashtë. Një nga ndërtesat ishte qartësisht në riparime të dobëta, me dritare të shkëputura dhe disa çarje të dukshme në fasadën e saj para se ajo të shembej.

Sabine Bernasconi, kryebashkiaku lokal për atë pjesë të Marsejës, tha se njëra prej ndërtesave ishte objekt i një urdhri për evakuim. Prefektura rajonale u kërkoi njerëzve që të shmangin zonën dhe të hapin rrugë për shërbimet emergjente.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY