Shaqiri mund të përjashtohet nga ndeshja ‘e nxehtë’, shkak ”shqiponja” e tij

Shaqiri mund të përjashtohet nga ndeshja ‘e nxehtë’, shkak ”shqiponja” e tij

130
0
Shares

Gjesti i Xherdan Shaqirit  me shqiponjën ka marrë vëmendjen e medias prestigjioze britanike ‘Independent’. Media i ka kushtuar një artikull ku shkruan se ylli mund të mos ftohet fare në udhëtimin e Liverpolit kundër Crvena Zvevdës në Ligën e Kampionëve.

Duke kujtuar ngjarjen e fundit, artikulli thekson faktin se prezenca e tij mund të shkaktojë tensione.

Më herët Shaqiri është shprehur se  “Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit. Unë thjesht shkoj për të luajtur futboll. Nuk merakosem për asgjë, dhe shkoj të luaj”.

Mendoj se Shaqiri do të jetë në një presion të madh psikologjik sepse ai e di ku do të vijë”, tha Zvezdan Terzic, drejtori sportiv i klubit serb. Takimi  do të mbahet ditën e nesërme, por ende nuk është konfirmuar lista e futbollistëve që do të marrin pjesë dhe nëse Shaqiri do të jetë me skuadrën apo do ta shohë sfidën nga ekrani.

Dy lojtarët me kombësi shqiptare por që luajnë fotboll me fanellën e kombëtares zvicerane, Granit Xhaka dhe Xherdan shaqiri, shkaktuan mjaft debate dhe polemika në Kampionatin Botëror në Rusi gjatë verës pasi festuan me simbolin e shqiponjës pas dy golave të fitores në ndeshjen kundër Serbisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY