“Sandër Lleshi”, Gjata: “S’ka Gjykatë Kushtetuese, Rama të propozojë emër tjetër”

“Sandër Lleshi”, Gjata: “S’ka Gjykatë Kushtetuese, Rama të propozojë emër tjetër”

314
0
Shares

Në kushtet aktuale, kur Presidenti Ilir Meta nuk u shpreh brenda afatit ligjor për emrin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm duhet të ishte Gjykata Kushtetuese. Juristi Çlirim Gjata shpjegoi nga ana juridike se interpretimi i kushtetutës mund të bëhet në mënyrë individuale dhe në rast kur palët nuk janë dakord duhet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Çlirim Gjata: Presidenti do të kishte të drejtë t’ia çonte Gjykatës Kushtetuese, bie fjala. A kam të drejtë unë t’ia kthej prapsht? Në këtë rast Presidenti e interpreton kështu: Po, nuk kam nevojë për Gjykatë Kushtetuese, ia kthej unë. Po nëse kryeministri dërgon për ministër një person si ata deputetët që i ka kapur ligji i dekriminalizimit, duhet ta emërojë?! Presidenti është i bindur,- “këtë nuk e bëj, e kam këtë kompetencë”, -kështu e interpreton. Kryeministri nëse nuk është dakord me këtë duhet t’ia çojë Gjykatës Kushtetuese. Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, qoftë në rastin e parë nëse do t’i drejtohej Presidenti Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që “kam të drejtë ta kthej”. Qoftë edhe tani Kryeministri me kërkesën “nuk jam dakord me Presidentin”. Ku ta gjejmë Gjykatën Kushtetuese? Atëherë kryeministri duhet të zgjedhë mes djepit bosh dhe shejtanit. Këto gjëra sjellin kushtetuta që bëhen të pastudiuara.

E vetmja zgjedhja tha Gjata është që Rama të propozojë emër tjetër. Ndërsa theksoi se tashmë Sandër Lleshi nuk mund të dekretohet më. Nëse kjo bëhet- tha ai -do të ishte antikushtetuese.

Çlirim Gjata: Kryeministri duhet të çojë emër tjetër. Por ka një gjë, presidenti duhet të japë arsyet legjitime pse po ja kthen. Nga ana tjetër nuk është se e ka absolut detyrim t’i bëjë publike, pra arsye ka, por pse nuk janë bërë publike e di ai. Fakti që nuk i ka bërë publike, nuk do të thotë që s’ka arsye. 

Nëse do të dekretohej tani, pas kalimit të afatit, pas asaj që Meta tha nuk krijova bindjen për emërimin e tij dhe në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese nuk mund të dekretohet më. Do të ishte antikushtetuese! Madje nuk do kishte as personalitet si ministër zoti Lleshaj. Nuk duhet ta pranojë një gjë të tillë se nuk shkon./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY